Arkivi

NJOFTIM PËR VAZHDIM AFATI PËR PLOTËSIM DOKUMENTACIONI

Prishtinë, 09/02/2018

Njoftohen të gjitha subjektet aplikuese se zgjatet afati për plotësim dokumentacioni deri me 12.02.2018, lidhur me: Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin “ITB Berlin 2018” në Berlin, Gjermani, më 7–11 mars 2018, dhe për Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin “Destinations NATURE” që mbahet në Paris, më 15–18 mars 2018, të shpallur me datë: 01.02.2018, në gazetat “Koha Ditore” dhe “Bota Sot”.

Subjektet të cilat nuk kane arritur të dorëzojnë të gjitha dokumentet e domosdoshme të kërkuara në baze të shpalljes publike për aplikim ketë mund ta bëjnë deri me datë 12.02.2018 në e-mail adresën info.kiesa@rks-gov.net ose fizikisht tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Rruga Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p.n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Afati i fundit për plotësim dokumentacioni është data: 12.02.2018 ora 16:00.