Lajme

MTI/KIESA mbështet aktivitetin “Javët e Biznesit Kosovar”

Prishtinë, 27/11/2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2018”, ka mbështetur aktivitetin “Javët e Biznesit Kosovar” e cila është organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB).

Në këtë konferencë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, njoftoj rreth prioriteteve të MTI-së, njëherësh ftoj të gjithë qytetarët që të konsumojnë produktet vendore.

“Që në fillimi te mandatit kam cekur se prioritetet e MTI-së, do të jenë përkrahja e vazhdueshme e prodhuesve vendorë,  joshja e investitorëve të huaj, mbrojtja e konsumatorit, ngritja e cilësisë së produkteve vendore dhe zhvillimi i turizmit. Ky projekt tradicional i cili këtë vit është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël”, projekt ky i MTI-së i cili implementohet nga KIESA, ka për qëllim të informoj bizneset për politikat zhvillimore qeveritare dhe njëherësh të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore”, ka thënë ministri Shala.

Ndërsa, Nol Buzhala, U.d. Drejtor i Përgjithshëm i KIESA-s, para të pranishmëve prezantoi shërbimet dhe aktivitetet e agjencisë gjatë këtij viti si; mbështetjen e NVM-ve përmes subvencioneve, ofrimin e këshillimeve, certifikimin e produkteve si dhe organizimin e panaireve me qëllim të promovimin të  kompanive kosovare.

Në këtë ngjarje morën pjesë kompani vendore të cilat prezantuan produktet e tyre.