Lajme

MTI/KIESA mbështet aktivitetin “Konventa e Prodhuesve të Kosovës”

Prishtinë, 03/12/2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2018”, ka mbështetur aktivitetin “Konventa e Prodhuesve të Kosovës” e cila është organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Në këtë ngjarje ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka theksuar nevojën që produktet vendore të konsumohen nga qytetarët.

“Është kënaqësi kur sheh që përkrahja e produkteve vendore nga ana e qytetarëve ka marr përmasa të jashtëzakonshme. Patriot për mua është ai që sot, hap vende të reja të punës, konsumon produkte vendore, dhe ndikon në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, e më këto ndikon në mos ikjen e të rinjve tanë nga vendi”, ka thënë ministri Shala.

Në këtë ngjarje, KIESA u përfaqësua nga Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovimin e Sektorit Privat.

Konventa u mbajt nga data 29 – 30 nëntor 2018.