Lajme

Produktet e kompanive kosovare të drurit promovohen në Gjermani

Prishtinë, 15/01/2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur pjesëmarrjen e 4 kompanive kosovare në panairin e mobilierisë dhe enterierit “IMM” që po mbahet në Këln të Gjermanisë.

Kompanitë kosovare të cilat po prezantojnë produktet e tyre janë: “Albed”, “Elnor”, “Graniti” dhe “Ventius”.

Kompanitë kosovare që nga 14 janari po zhvillojnë kontakte të shumta, si dhe po vizitohen nga pjesëmarrësit në këtë panair.

Panairi është i hapur nga data 14 deri 20 janar 2019.