Lajme

Turizmi kosovar promovohet në Berlin

Prishtinë, 06/03/2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar paraqitjen shtetërore të shtatë operatorëve turistikë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Shtandi i Kosovës po vizitohet nga vizitorë të shumtë të cilët po informohen nga përfaqësuesit e KIESA-s, tour operatorët dhe agjencitë turistike lidhur me mundësitë që ofron Kosova në përgjithësi në fushën e turizmit, si në kuadër të atraksioneve turistike ashtu edhe në aspektin kulturor e historik.

“Kosovo Holidays”, “Wander“,  “Altavia Travel”,  “Travel Agency Fibula”,  “Eurokoha-Reisen”, “Outdoor Kosovo” dhe Balkan Natural  Adventure janë tour operatorët dhe agjencitë turistike nga Kosova që po promovojnë paketat e tyre turistike dhe po zhvillojnë takime me kompani pjesëmarrëse dhe vizitorë.

Kosova në këtë panair prezantohet në mesin e mbi 180 vendeve pjesëmarrëse i cili vizitohet  mesatarisht nga 160 mijë vizitorë.

MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 36 m2, që gjendet në ne sallën 1.2a, shtand nr. 211.

 Panair do të jetë i hapur nga data 06 deri 10 mars 2019 në Berlin të Gjermanisë.