Lajme

KIESA mori pjesë në Panairin Santek 2019 në Koaceli të Turqisë

Prishtinë, 08/11/2019

Përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarjeve në Kosovë (KIESA), nga data 6 nëntor 2019 janë duke marrë pjesë në Panairin Santek 2019 për Industri dhe Teknologji që po mbahet në Koaceli të Turqisë, nën organizimin e Odës së Industrisë së Koacelit dhe në bashkëpunim me Rrjetin Evropian të Ndërrmarjeve - COSMO Abigem dhe Prishtina REA.

Përfaqësuesit e KIESA-s, realizuan disa takime me bizneset (B2B) të vendeve të ndryshme të botës, ku u njoftuan me mundësit e investimeve që ofron Kosova.

Veç kësaj, ata kanë realizuar takime edhe me kryetarin dhe sekretarin e Odës Industrisë së Kocaelit.

Me këtë rast, përfaqësuesit e KIESA-s i informuan drejtuesit e kësaj ode për mundësit që ofron Kosova për investime, me theks të veçantë përmes Zonave Ekonomike.

Njëkohsisht, përfaqësuesit e KIESA-s kërkuan që përmes Odës së Industrisë Kocaeli të ftohen bizneset e interesuara turke për të investuar në Kosovë.

Nga përfaqësuesit turk u morën premtimin që në një të ardhme do të shiqohen mundësit që bizneset turke të vizitojnë Kosovën dhe të shohin mundësit për investime.

Në këtë panair, në takimet (B2B) marrin pjesë edhe disa biznese kosovare nga sektori i prodhimit.