Lajme

Verërat kosovare promovohen në Poloni

Prishtinë, 21/11/2019

Pesë kompani nga Kosova që merren me prodhimin e verërave po i promovojnë produktet e tyre në Panairin “EnoExpo” që po mbahet në Krakow të Polonisë nga data 20 nëntor 2019. Kompanitë pjesënarrëse janë; “Sefa”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjeter”, “Suhareka Verari” dhe “Stone Castel”.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA.

Panairi EnoExpo u ofron mundësi kompanive kosovare të njihen për së afërmi me trendet e industrisë ndërkombëtare në fushën e verarisë si dhe të krijojnë kontakte dhe mundësi bashkëpunimi me blerës, distributor dhe agjent shitjesh.

EnoExpo në Poloni njihet si ngjarje e rëndësishme në industrinë e verës në të cilin marrin pjesë afro 400 biznese nga vende të ndryshme të botës dhe vizitohet  nga një numër i  madh i vizitoreve, blerësve, distributorëve dhe agjentë shitjesh.

MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 98 m2, që gjendet në: sallën D Nr.E31.

Panairi “EnoExo” është i hapur deri më 22 nëntor 2019.