Sektori i industrisë së përpunimit të metalit

Sektori metal-përpunuese së bashku me sektorin e minierave dhe mineraleve ka qenë sektori më i zhvilluar në Kosovë dhe ka qenë me pjesëmarrjen më të madhe në BPV.

Tani ky sektor edhe përkundër investimeve të shumta si në investime në teknologji prodhuese dhe objekte prodhuese ende konsiderohet sektor në konsolidim dhe sektor i cili duhet të përmbush kritere të cilat do ta ngritin ne nivel që të behet konkurrent për te eksportuar si në tregjet rajonale ashtu edhe në tregun e BE-së.

Tabela 1, Ilustron strukturën sipas madhësisë (81.9%) e kompanive të sektorit janë kompani mikro (177 kompani gjithsej) me më pak se 9 punonjës. Pastaj janë kompanitë e vogla që kanë ndërmjet 9 dhe 50 punonjës. Në anën tjetër, janë pesë kompani të mesme dhe të mëdha, që dominojnë mbi këtë sektor në kuptim të numrit total të punonjësve dhe me disa përjashtime të theksuara, sa i përket  prodhimit dhe qarkullimit.

Tabela 1: Numri i vlerësuar i kompanive aktive të përpunimit të metalit në vitin 2013, sipas madhësisë së kompanive

Kompanitë e sektorit mund të grupohen në disa kategori kryesore të përpunimit, bazuar në kategorizimin e veprimtarive të NACE Rev. 1. Siç është ilustruar ne Figurën 1, numri më i madh i kompanive (33) listohet ne një kategori te pa përkufizuar, gjegjësisht prodhimi i “produkteve te tjera te metaleve”  si linjën kryesore te veprimtarisë se tyre. Këto kompani me gjase janë te përfshira ne prodhimin e konstrukteve te metalit qe përdoren nga industria e ndërtimit. Grupi i dyte me i madh i kompanive (32) janë kryesisht te përfshira ne metalurgjinë e pluhurit gjegjësisht ne farkëtimin, shtypjen, thyerjen dhe formimin e metaleve (d.m.th. ngrohjen e metaleve pluhur afër pikës se tyre te shkrirjes) për te prodhuar pjese dhe komponentë te ndryshëm metalike qe pastaj përdoren nga industritë e tjera, siç është ajo e automobilave, apo ne prodhimin e pajisjeve, mjeteve e veglave shtëpiake, etj.

Figura 1: Veprimtaria më e shpeshtë e kompanive në sektor (kodet e NACE Rev.1)