Sektori i industrisë së përpunimit të tekstilit

Sektori i tekstilit edhe pse ne te kaluarën ka qene një ndër sektorët prioritar menjëherë pas sektorit te minierave dhe mineraleve  pas viteve te 90 ky sektorë ka shënuar ramje drastike dhe ka humbur tregjet te cilat i kishte para këtyre viteve e qe nënkupton se nuk janë konkurrente me kompanitë e vendeve te rajonit. Një pjese e madhe e kompanive nga ky sektor  janë te formuara nga punëtoret ish kompanitë shtetërorë dhe atë te madhësisë mikro dhe te vogla ashtu qe orientimi i tyre është plotësimi i kërkesave te konsumatorëve vendore. Nga viti 2012 janë ber përpjekje qe ky sektor te konsolidohet si nga institucionet qeveritare ashtu edhe nga institucionet donatore duke pare si avantazh kryesore hapjen e vendeve te reja te punës për popullatën vendore dhe interesimin e investitorëve te jashtëm për investime ne ketë sektor.

Sipas bazës së të dhënave të ATK-së, gjatë vitit 2013 në Kosovë kanë qenë të regjistruara 182 ndërmarrje aktive nën kodet 17, 18 dhe 19 të NACE Rev.1. Këtu përfshihen ndërmarrjet aktive në prodhimin e tekstilit, prodhimin e veshjeve, përpunimin e lëkurës dhe prodhimin e produkteve të lëkurës. Pak më shumë se gjysma e këtyre ndërmarrjeve merren me prodhimin e veshjeve, përcjellë nga prodhuesit e tekstilit (36%), ndërsa me prodhimin e produkteve të lëkurës merren vetëm 10% të kompanive (Figura 1). Shqyrtimi i numrit të kompanive në pronë të grave (apo në pronësi të pjesshme të tyre) sugjeron se kompanitë e tilla kryesisht përqendrohen në prodhimin e veshjeve (64%), e më pak në prodhim të tekstilit (29%) dhe lëkurës (7%).

Figura 1: Shpërndarja e ndërmarrjeve sipas veprimtarisë kryesore:

Ngjashëm me pasqyrën e tërë sektorit privat në Kosovë, shumica e 182 ndërmarrjeve aktive në vitin 2013 ishin ndërmarrje mikro.

Figura 2: Shpërndarja e ndërmarrjeve sipas madhësisë: