Sektori i industrisë së përpunimit të plastikës dhe të gomës

Sipas të dhënave të ndara në nivelin 4-shifror të NACE-së (Rishikimi 2), aktiviteti kryesor në sektorin e plastikës dhe gomës në Kosovë është prodhimi i produkteve të plastikës për ndërtimtari (NACE 2223), që përbënë 59% të kompanive dhe përfshin prodhimin e dyerve, dritareve, kornizave, roletave, mbulesave të dyshemesë, etj. (Figura 1). Aktiviteti i dytë për sa i përket numrit të ndërmarrjeve afariste (19%), është prodhimi i artikujve "tjerë" plastik, të cilët, siç përcaktohet në kodin NACE 2229, përfshijnë produkte plastike për kuzhinë, pjesë plastike për ndriçim, për zyra ose materiale shkollore, etj. Prodhimi i artikujve të plastikës për ambalazhim/paketim, si shishe, qese/thasë, etj. (NACE 2222) dhe prodhimi i pllakëzave të plastikës, fletëzave, tubave dhe profileve plastike (NACE 2221), që përbën 9% të kompanive tjera në këtë sektor. Pjesa e mbetur prej 3% e kompanive, janë të përfshira në prodhimin e gomave të jashtme dhe të brendshme të automjeteve; veshja dhe riparimi i gomave (NACE 2211) dhe në prodhimin e produkteve të tjera prej gome, të tilla si shiritat transportues, gomat dhe pjesët tjera të këpucëve, ­fijet dhe stofe­ prej gome, etj. (NACE 2219).

Figura 1: Shpërndarja e ndërmarrjeve sipas veprimtarisë kryesore:

Ngjashëm me pjesën tjetër të sektorit privat në Kosovë, shumica e kompanive në sektorin e plastikës dhe gomës janë mikro-ndërmarrje, të matura sipas numrit të të punësuarve të tyre (Figura 4). Vetëm 1% e ndërmarrjeve në këtë sektor punësojnë 50 apo më shumë punëtorë, megjithatë asnjë prej tyre nuk janë kompani të mëdha (d.m.th. me 250 apo më shumë të punësuar).

Figura 2: Shpërndarja e ndërmarrjeve sipas madhësisë: