Sektori i industrisë kimike

Industria kimike është një industri gjithnjë në rritje në Kosovë, si për nga aspekti i shitjeve ashtu  dhe nga aspekti i punësimit. Gjysma e kompanive aktuale janë krijuar para pak më shumë se tri vitesh, e që janë të përqendruara kryesisht në rajonin e Prishtinës. Shumica dërmuese e kompanive kanë filluar të eksportojnë pas vitit 2010. Aktualisht, më pak se një e treta e kompanive janë të angazhuara në aktivitete eksportuese, ku në shitjet e përgjithshme eksporti paraqet një pjesë simbolike. Dallimi ndërmjet importit dhe eksportit të produkteve kimike në Kosovë është i lartë; vetëm 3% e importeve të përgjithshme janë mbuluar nga i gjithë eksporti në tre tremujorët e parë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të njëjta, 103 kompani, apo 84%, janë ndërmarrje mikro, me 1-9 punonjës; 17 apo 14% janë ndërmarrje të vogla (me 10-49 punonjës) dhe 2 të fundit, afërsisht 2%, janë ndërmarrje të mesme.

Figura 1: Madhësia e kompanive në industrinë kimike: