Shërbimet e sektorit për zhvillimin e zonave ekonomike

Sektori për zhvillimin e zonave ekonomike:

  • Njofton investitorët potencialë me legjislacionin primar dhe sekondar të Zonave ekonomike;
  • Ofron informata për infrastrukturën fizike në kuadër të ZE të legalizuara;
  • Pranon, shqyrton dhe vlerëson aplikacionet të ofruara nga zhvilluesit e ZE;
  • Bashkëpunon me komunat e Kosovës, për krijimin dhe ndërtimin e infrastrukturës të Zonave ekonomike;
  • Promovon Zonat ekonomike përmes diskutimeve nëpër konferenca dhe takime.
  • Bashkëpunon dhe koordinohet me komunat për vendosjen e investitorëve të huaj dhe vendor për tu vendosur në ZE;
  • Shqyrton ankesat e bizneseve për Zonat ekonomike si dhe për Parkun e Biznesit në Drenas