Shpallje

Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për NMVM

Prishtinë, 11/10/2018

Me qëllim të zvogëlimit të deficitit tregtar dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), rritjen e investimeve, të eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për NMVM

Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese, shpallim thirrje të hapur për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerisë prodhues. 
MTI-KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive të tyre, si në vijim:
-    Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 250,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 25,000.00 EUR;
-    Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 150,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 30,000.00 EUR;
-    Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 100,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 50,000.00 EUR.

Lista e të punësuarve të dëshmohet nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2017. Në bazë të së cilës listë do të kategorizohej si ndërmarrje (mikro, e vogël dhe e mesme). 

Aplikuesi i cili aplikon për subvencione dhe transfere në Ministri, duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës.
1.    Për të aplikuar duhet plotësuar Aplikacionin (shkarko në web) më të dhënat bazike të subjektit aplikues dhe duhet të dorëzoj dokumentacionin sipas UA (MTI) 01/2018, si në vijim: 
1.1.    Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të gjitha informatat përcjellëse sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
1.2.    Certifikatën e numrit fiskale (nuk aplikohet për bizneset të cilat numrin  e regjistrimit të biznesit dhe numrin fiskal e kanë në një certifikatë);
1.3.    Vërtetim tatimor me të cilën vërtetohet se aplikuesi nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore, ose është në marrëveshje për shlyerjen e borxhit me ATK;
1.4.    Kopjen e letërnjoftimit të personit/ve në  emër të cilit/ve është i regjistruar aplikuesi;
1.5.    Dëshmi nga aplikuesi se nuk është nën falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor të lëshuar nga Gjykata Themelore – kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
1.6.    Dëshminë e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovë;
1.7.    Gjendjen e xhirollogarisë bankare të aplikuesit për vitin e fundit. Për aplikuesin e sapo themeluar kjo nuk është e aplikueshme; 
1.8.    Projekt-propozimin që përfshin: qëllimin, aktivitetet e projektit, koston financiare si dhe planin kohor të realizimit të projektit dhe strukturën organizative të aplikuesit; 
1.9.    Të mos ketë pranuar mjete nga burimet tjera të financimit për të njëjtat aktivitet, (e dëshmuar më deklaratën nën betim);
1.10.    Të kenë kryer të gjitha detyrimet nga  mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit nga MTI për dy vitet  e fundit, (e dëshmuar  me deklaratën nën betim);

Kriter shtesë 
2.    Ndërmarrja duhet të dorëzojë ofertën për blerjen e makinerisë   prodhuese.


Sqarim: Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar me lartë, subjektet aplikuese do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e vlerësimit të listuara më poshtë.

3.    Kriteret e vlerësimit:

3.1    Të ardhurat bruto vjetore, marrin maksimum 15 pikë: 
-    ndërmarrjet mikro marrin nga një (1) pikë për çdo 2,000.00 EUR të ardhura bruto vjetore, 
-    ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 40,000.00 EUR të ardhura bruto,
-    ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 200,000.00 EUR të ardhura bruto. 
Të ardhurat bruto të dëshmohen nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2017.

3.2    Vlera e bashkëfinancimit të vlerës së projektit investiv nga ana e ndërmarrjes (blerjes se makinerisë prodhuese), marrin maksimum 25 pikë: 
-    ndërmarrjet mikro marrin nga një (3) pikë për çdo 1,000.00 EUR të deklarimit të investimit të vlerës së projektit, 
-    ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 1,200.00 EUR të deklarimit të investimit të vlerës së projektit, 
-    ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 2,000.00 EUR të deklarimit të investimit të vlerës së projektit.
Vlera e bashkëfinancimit të vlerës së projektit investiv duhet të dëshmohet me dëshmi bankare (gjendja bankare e nënshkruar dhe e vulosur) apo me “letër referencë për mbështetje financiare” nga banka (nënshkruar dhe vulosur), e cila dëshmon që do të bashkëfinancoj projekti e subjektit aplikues në rast që do të përfitoj subvencionimin në fjalë. 

3.3     Planifikimi i punësimit, maksimum 30 pikë, 
-    ndërmarrjet mikro marrin nga tri (3) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë; 
-    ndërmarrjet e vogla marrin nga dy (2) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;
-    ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;
Numrit që planifikohet të punësohet duhet të dëshmohet me deklaratë me shkrim (nënshkruar dhe vulosur), e cila më pastaj për ndërmarrjet përfituese do të jetë pjesë e marrëveshjes.

3.4    Maksimumi 30 pikë, me projekt-propozime dëshmojnë që subvencionet e ndara do të ndikojnë në: 
3.4.1    Rritjen e investimeve në Republikën e Kosovës; 
3.4.2    Rritjen e prodhimtarisë vendore; 
3.4.3    Rritjen e eksportit; 
3.4.4    Promovimin e turizmit; 
3.4.5    Zhvillimin e NVM-ve; 
3.4.6    Rritjen e kapaciteteve konkuruese të NVM-ve; 
3.4.7    Hapjen e vendeve të reja të punës.


Vëmendje: 
- Në rast që ndërmarrja do të jetë përfitues, atëherë do të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe (MTI dhe ndërmarrje), pjesë e secilës do të jenë edhe deklarimet që janë bërë me rastin e aplikimit. 
- Makineria prodhuese e cila kërkohet të subvencionohet duhet të jetë e re.
- Ndërmarrjet mund të përfitojnë vetëm një grant. 
- Vlerësimi i aplikacioneve zhvillohet ndërmjet kategorive përkatëse si mikro me mikro, te vogla me të vogla dhe të mesmet me të mesme.
- Ndërmarrjet që nuk i kalojnë 50 pikë do të diskualifikohen.

Sqarim: NVM-te që kanë përfituar subvencionim me mjete financiare gjatë vitit 2018 nga MTI nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo thirrje. 

Periudha e aplikimit: 
Njoftimi për thirrje publike është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë mti.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net. Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike duhet të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin në zyrën e arkivit të Ministrisë në formë fizike dhe në CD, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p. n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.
Afati i fundit për shprehje të interesit është deri më datë: 31.10.2018 në orën 16:00 dhe aplikimet pas këtij orari nuk pranohen nga zyra e Arkivit të Ministrisë.

Informata dhe sqarime shtesë mund të merren përmes postës elektronike në: sme.kiesa@rks-gov.net ose info.kiesa@rks-gov.net konform U.A.01/2018, por jo më vonë se pesë (5) ditë para mbylljes se thirrjes publike.

APLIKACIONI

DEKLARATË NËN BETIM