Shpallje

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin e promovimit te produkteve artizanale, ushqimeve tradicionale dhe trashëgimisë kulturore “MERCATO MEDITERRANEO 23-26 NOV 2018 FIERA DI ROMA” në Romë, Itali më 23-26 nëntor 2018

Prishtinë, 05/11/2018

Me qëllim të promovimit të produkteve vendore dhe punimeve artizanale/trashëgimi kulturore të Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin e promovimit te produkteve artizanale, ushqimeve tradicionale dhe trashëgimisë kulturore “MERCATO MEDITERRANEO 23-26 NOV 2018 FIERA DI ROMA” në Romë, Itali më 23-26 nëntor 2018

Paraqitja shtetërore organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA, e cila mbulon shpenzimet e hapësirës ekspozuese për tri (3) subjekteve pjesëmarrëse, ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit, dërgimin e materialeve promovuese, etj. të subjekteve pjesëmarrëse  do të merren përsipër nga vet subjektet pjesëmarrëse. 
Ju lutem vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 09.11.2018 dhe vetëm aplikacionet e plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.
1.    Për të aplikuar duhet dorëzuar:
1.1.     Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të subjektit aplikues; 
1.2.    Dëshminë që subjekti aplikues është i regjistruar në Republikën e Kosovës;
1.3.    Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
1.4.    Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të subjektit aplikues, nëse personi i autorizuar është i ndryshëm nga pronari i subjektit aplikues, ju lutem bashkëngjitni autorizimin e noterizuar; 
1.5.    Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime, kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
1.6.    Deklaratën nën betim; dhe
1.7.    Vërtetimin tatimor të subjektit aplikues për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj.

Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar në listën e mësipërme aplikacioni i subjektit aplikues do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e veçanta të listuara më poshtë.
2.    Tri (3) subjektet pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve të veçanta në vijim dhe rangimit të pikëve:
2.1.    Produktet ushqimore tradicionale, ato artizanale/trashëgimi kulturore, maksimum dhjetë (10) pikë: një (1) pikë për një (1) produkt ushqimor, artizanale/trashëgimi kulturore, tre (3) pikë për dy (2) produkte ushqimore, artizanale/trashëgimi kulturore, pesë (5) pikë për tri (3) produkte ushqimore, artizanale/trashëgimi kulturore, shtatë (7) pikë për katër (4) produkte ushqimore, artizanale/trashëgimi kulturore dhe dhjetë (10) pikë për pesë (5) e më shumë produkte ushqimore, artizanale/trashëgimi kulturore;
2.2.    Njohuria e gjuhëve të huaja dhe aftësi prezantuese të përfaqësuesve të subjektit pjesëmarrës në panair, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: gjuha Angleze pesë (5) pikë, gjuha Italiane katër (4) pikë dhe gjuhët tjera një (1) pikë;

Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në panair duhet të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin dhe të bashkëngjisin dokumentet e kërkuara dhe të i dërgojnë atë në formë fizike më së largu deri më 09.11.2018 në zyrën e Arkivit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Rruga “Muharrem Fejza”, p.n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.
Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.
Informimi dhe aplikacioni për shprehje të interesit mund të merren në KIESA-MTI apo të shkarkohen nga faqet e internetit mti.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net 
 

APLIKACIONI

DEKLARATË NËN BETIM