Shpallje

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin “ITB Berlin 2019” në Berlin, Gjermani, më 6-10 mars 2019

Prishtinë, 15/01/2019

Me qëllim të promovimit të potencialeve turistike të Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin “ITB Berlin 2019” në Berlin, Gjermani, më 6-10 mars 2019

Paraqitja shtetërore organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA, e cila mbulon shpenzimet e hapësirës ekspozuese, ndërtimin e shtandit, regjistrimin e gjashtë (6) subjekteve pjesëmarrëse, shpenzimet e energjisë elektrike, pastrimin ditor etj., ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit, dërgimin e materialeve promovuese, etj. të subjekteve pjesëmarrëse do të merren përsipër nga vet subjektet pjesëmarrëse.
Ju lutem vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 25.01.2019 dhe vetëm aplikacionet e plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.
1. Për të aplikuar duhet dorëzuar:
1.1. Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të subjektit aplikues; dhe
1.2. Dokumentet e kërkuara.
2. Dokumentet e domosdoshme për aplikim:
2.1. Dëshminë që subjekti aplikues është i regjistruar në Republikën e Kosovës;
2.2. Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
2.3. Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të subjektit aplikues;
2.4. Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime (kërkohet origjinali, jo me i vjetër se 30 ditë).
2.5. Deklaratën nën betim;
2.6. Vërtetimin e qarkullimit vjetor të subjektit aplikues për vitin fiskal 2018 nga Administrata Tatimore e Kosovës; dhe
2.7. Vërtetimin tatimor të subjektit aplikues për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj.
Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar në listën e mësipërme aplikacioni i subjektit aplikues do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e veçanta të listuara më poshtë.
3. Gjashtë (6) subjektet pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve të veçanta në vijim dhe rangimit të pikëve:
3.1. Produktet turistike inbound që do të ju ofrohen turistëve gjatë vitit 2019, maksimum dhjetë (10) pikë: një (1) pikë për një (1) produkt turistik inbound, tre (3) pikë për dy produkte turistike inbound, pesë (5) pikë për tri (3) produkte turistike inbound, shtatë (7) pikë për katër (4) produkte turistike inbound dhe dhjetë (10) pikë për pesë (5) e më shumë produkte turistike inbound;
3.2. Njohuria e gjuhëve të huaja dhe aftësi prezantuese të përfaqësuesve të subjektit pjesëmarrës në panair, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: gjuha Gjermane pesë (5) pikë, gjuha Angleze katër (4) pikë dhe gjuhët tjera një (1) pikë;
3.3. Materiale promovuese në gjuhët e huaja, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: në gjuhën Gjermane pesë (5) pikë dhe pesë (5) pikë në gjuhën Angleze apo Spanjolle apo Italiane apo Frënge;
3.4. Aktiviteti primar turistik i subjektit, maksimum dhjetë (10) pikë: agjencion turistik katër (4) pikë dhe tour operatorë dhjetë (10) pikë;
Më 18.01.2019, në ora 14:00, në sallën e takimeve të KIESA-s, ekspertët e KIESA-s do tu përgjigjen pyetjeve lidhur me organizimin e panairit dhe për mbështetjen e kompanive për pjesëmarrje në ketë panair. Subjektet që kanë nevojë për asistencë për plotësimin e këtij formulari, këshillohen gjithashtu të marrin pjesë në ketë takim.
Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në panair duhet të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin dhe ta dërgojnë atë më së largu deri më 25.01.2019 në e-mail adresën info.kiesa@rks-gov.net ose fizikisht tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Rruga Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p.n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.
Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.
Informimi dhe pyetësori për shprehje të interesit mund të merren në KIESA-MTI apo të shkarkohen nga faqet e internetit mti.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net apo në e-mail adresën info.kiesa@rks-gov.net.

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM

APLIKACIONI

DEKLARATA NËN BETIM