Klima e investimeve

Legjislacioni  dhe Marrëveshjet

Sistem ligjor tërësisht të rindërtuar që nga viti 1999, në pajtim me legjislacionin e BE-së

Ligji për Investimet e Huaja  dhjetor 2013 (Ligji Nr. 04/2013) siguron trajtim të barabartë për investitorët e jashtëm dhe ata vendor

  • Trajtimi jo diskriminues
  • Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme
  • Kompensimi në rast të nacionalizimit apo shpronësimit, duke përfshirë edhe pagesën e interesit
  • Kompensimi në rast të shkeljeve të ligjeve të aplikueshmedhe ligjit ndërkombëtar për Kosovën
  • Transferimi i lirë si dhe përdorimi i pakufizuar i të ardhurave
  • Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të ligjeve
  • Veprimet jo ligjore apo mos veprimet

Marrëveshje bilaterale me një numër të shteteve për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve, si me:  SHBA (OPIC), Austrinë, Turqinë, Shqipërinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Luksemburgun, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Maqedoninë.

     Marrëveshjet sigurojnë:

  • Mbrojtje dhe Siguri të investimeve
  • Transfer të Lirë të Fondeve
  • Riatdhesim të Lirë të Profitit dhe Dividendës
  • Mbrojtje nga Aplikimi Retroaktiv i Ligjeve
  • Mbrojtje nga Shpronësimi

Themelimi i një kompanie

Të regjistrosh një biznes në Kosovë është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë edhe falas. Të gjitha bizneset dhe  markat tregtare janë të shënuar në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtar, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjinden lirisht dhe në mënyrë të hapur përmes internetit.

Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (http://arbk.rks-gov.net). ARBK vepron në bazë të një data baze elektronike, si një proces më i thjeshtë dhe më i shpejtë i regjistrimit pa pagesë të bizneseve të reja.

Ekzistojnë 28 qendra komunale të regjistrimit të njohura si zgjidhje “one-stop shop” me zyrën kryesore të ARBK-s në Prishtinë.