Ardhja në Kosovë

Si të vijmë në Kosovë?

Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide, po ashtu nëse jeni pjesë e kësaj liste nuk keni nevojë për vizë.

Ndërsa nëse ju duhet viza për të aplikuar të gjitha informatat mund t’i gjeni në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Leja e qëndrimit dhe e punës

Nëse dëshironi të punoni në Kosovë, do të duhet të aplikoni për leje qëndrimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Si mund të udhëtoj në Kosovë?

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km në jugperëndim të Prishtinës, ka lidhje të mira me të gjitha destinacionet kryesore të botës.

Po ashtu përmes rrugëve tokësore

Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi

Nga Maqedonia: Hani i Elezit dhe Glloboçica

Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi

Nga Serbia: Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda