Shërbimet e sektorit për promovimin e investimeve

Shërbimet e KIESA-s

Sektori për promovimin e investimeve:

Faza para investimeve, nënkuptohen shërbimet që i ofrohen një investitori të huaj para procesit të investimit në Kosovë, duke ofruar shërbimet në vijim:

  • Ndihmë dhe këshilla si ta filloni një biznes të ri në Kosovë;
  • Asistim në procedurat e regjistrimit të biznesit;
  • Asistim në aplikim për licenca dhe leje të nevojshme për biznesin tuaj;
  • Organizimi i takimeve me institucione lokale dhe qendrore si dhe takime me biznese vendore dhe të huaja;
  • Ndihmë për identifikimin e vendit ideal për të lokalizuar biznesin tuaj.

Faza gjatë investimeve, nënkupton procesin e investimit në kuadër të së cilit kompanisë së huaj i ofrohen shërbimet si në vijim:

  • Ndihmë për të gjetur patundshmëri që të akomodoni biznesin  tuaj;
  • Ndihmë në aplikimin dhe vendosjen nëpër zona industriale dhe inkubator biznesi;
  • Sigurimi i informatave për sektor specifik, projekte të ndryshme dhe partnerë të mundshëm, me të cilët ju mund të bashkëpunoni;

Faza pas investimeve ( After-care), nënkupton procesin në kuadër të së cilit kompania që ka investuar në Kosovë, dhe ka nevojë për shërbime shtesë, KIESA në këtë drejtim ofron projektin e kujdesit të mepastajmë. Në këtë proces kompania e huaj aktuale që ka investuar ka të drejt të shfrytëzojë shërbimet si në vijim:

  • Shërbimi After-care (kujdesi i mëpastajmë ndaj investitorëve).
  • Asistencë në organizimin e takimeve dhe pjesëmarrje në konferenca dhe takime B2B;
  • Njoftim mbi ndryshimet e reja në ligje, taksa dhe informata të tjera shtesë.