Tregjet për eksport

Tregjet për eksport

Kosova ndodhet në qendër te Ballkanit dhe ka karakteristika strategjike shume të rëndësishme pasi lidh shtetet e rajonit, gjithashtu është port për në tregun e Evropës.

Totali i eksporteve në vitin 2015 ishte 325,2 milionë Euro, ndërsa i importeve 2,634,6 milionë Euro. Eksporti mbulon importin me vetëm 12.3%.

Duke krahasuar të dhënat e tregtisë së mallrave për eksportet e vitit 2015 me ato të vitit 2014, pjesëmarrja e eksporteve mbetet pothuajse në nivel të njëjtë nga viti i kaluar, me një rritje vjetore rreth 0.2%.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 106,0 milionë Euro, ose rreth (32.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 8.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Belgjika me 7.5%, Italia 6.0%, Gjermania 3.6%, Holanda 2.6% dhe Bullgaria 2.1%.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1,112,8 milionë Euro, ose (42.2%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.0%), Italia (8.6%), Greqia (4.2%), Bullgaria (2.7%) dhe Polonia (2.7%).

Ndërkaq, gjatë vitit 2015, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 123,7 milionë Euro, ose 38.0% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte rënie prej 2.7%. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (12.4%), Maqedonia (10.3%), Serbia (9.9%) dhe Mali i zi (3.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në vitin 2015, arritën në 769,3 milionë Euro, ose 29.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.5%), Shqipëria (5.8%) dhe Maqedonia (5.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95,4 milionë Euro, ose 29.4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (14.5%), Zvicra (3.6%) dhe Turqia (2.8%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 752,4 milionë Euro, ose 28.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (9.6%) dhe Kina (8.8%).

Tabela 1. Eksporti sipas vendeve në vlerë

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës