Zonat Ekonomike

Zonat Ekonomike

Zonat ekonomike janë një komponentë e programit të hapësirave të punës dhe nënkupton ndërtimin e një infrastrukturë fizike, të kompletuar dhe të gatshme për ushtrimin e veprimtarive të bizneseve. Janë të ndara në ngastra të caktuara, varësisht prej sipërfaqes apo prej veprimtarisë se ushtrohet.

Qëllimet

  • Krijimi i  një ambienti fizik për bizneset vendore dhe ndërkombëtare,
  • Tërheqja e investime të reja (vendore dhe të huaja),
  • Grumbullimi i bizneseve në vende te përshtatshme për të bërë biznes,
  • Zgjerimin industrisë ekzistuese.
  • Zhvillimi i lokaliteteve të caktuara

Shërbimet që ofrohen

  • Parcela të gatshme për akomodim
  • Qasje e lehtë dhe hapësirë për parkim
  • Siguri e plotë
  • Qasje në rrymë, ujë, gas, telefoni, internet, nxemje.

Rezultatet e pritura

  • Hapësira më të mëdha për bizneset kosovare,
  • Kushte më të mira për afarizëm të ndërmarrjeve,
  • Shërbime të afërta dhe cilësore të biznesit,
  • Shtimi i investimeve;
  • Zhvillim i regjionit
  • Rritje e numrit te punësuarve.


Indikatorët e suksesit

  • Kompletimi i infrastrukturës
  • Plotësimin e parcelave të lira me biznese (vendore dhe ndërkombëtare)
  • Ngritja e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimi i pozitës në treg të prodhuesve vendorë,
  • Ulja e papunësisë