Parku i Biznesit Drenas (Zona Industriale Drenas)

Parku i Biznesit në Drenas, është shpall zonë ekonomike me vendim  të Qeverise se Kosovës me datë 18.08.2010. Parku shtrihet në kilometrin e 22-të përgjatë magjistrales Prishtinë – Pejë, në fshatin Koreticë e Epërme. Parku ofron një vend ideal me infrastrukturë fizike dhe shërbime kualitative. Ka një sipërfaqe prej 24 ha i cili ofron lokacione të madhësive të ndryshme për biznese, kryesisht për sektorë të prodhimit dhe shërbimeve. Janë të vendosur rreth 40 biznese. Çdo ngastër ka qasje direkte në rrugët kryesore të Parkut si dhe ka kyçjen individuale në rrjetin kryesor të parkut me kanalizim, ujë, telefoni, internet, etj.