Parku i Biznesit Mitrovicë

Parku i Biznesit në Mitrovicë, është krijuar në vitin 2012, më sipërfaqe prej 3.5 ha. Parku i Biznesit ishte iniciativa e parë në Kosovë nga Komuna e Mitrovicës e përkrahur  nga MTI-së  e cilësuar si pilot projekt për një zonë  biznesi  për prodhues. Implementimi i saj ishte model për thithjen e donacioneve  dhe inkurajim për biznese. Për këtë qëllim Komuna ka ndarë 3.5 hektar tokë me qëllim të implementimit të projektit “ Parku  i Biznesit “, nga i cili kane përfituar gjithsej 22 biznese.