Zona Ekonomike-Parku Teknologjik në Shtime

Parku Teknologjik në Shtime është krijuar në vitin 2013, me një sipërfaqe prej 10.70 ha. Parku Teknologjik në Shtime gjendet në kilometrin e dytë në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj (M-25.3). Parku Teknologjik gjendet afër qytetit, pran magjistrales si dhe udhëkryq në mes të Shkupit - Prishtinës dhe Tiranës Infrastrukturën fizike (rrugë, ujësjellës, kanalizim fekal, kanalizim atmosferik, trotuare dhe ndriçim) në Zonë Ekonomike, përkatësisht në Parkun Teknologjik. Lirim nga taksa për leje ndërtimore dhe taksa komunale për aktivitetin afarist. Hapësirë në dispozicion varësisht nga kërkesa e bizneseve. Janë të vendosura dy biznese të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore dhe tri biznese të tjera në fazën e kontraktimit.