Zona Industriale në Suharekë

Zona Industriale në Suharekë, gjendet në Shirokë të Suharekës, e cila në lindje është e kufizuar me rrugën ekzistuese Suharekë - Prizren, në jug me rrugën ekzistuese të zonës së vjetër industriale, në perëndim me vreshtat ekzistuese dhe në veri me brezin e gjelbërimit.

Veprimtaritë që parashihen të vendosen në zonën industriale janë: Përpunimi i produkteve ushqimore, Përpunimi i prodhimeve nga tekstili dhe lëkura, përpunimi i elementeve nga materiali i aluminit, plastikes dhe drurit, Përpunimi nga qelqi, guri, mermerin dhe hekuri elemente nga betoni, përpunimi i elementeve/teknikes nga elektrikë dhe elektroteknika, etj.