Arkivi

Përmbyllet me sukses panairi SwissBau, interesim i lartë për bashkëpunim me kompanitë kosovare

Prishtinë, 19/01/2024

Dymbëdhjetë kompanitë nga Kosova përmes mbështetjes nga MINT/KIESA, me sukses përmbyllën ekspozimin dhe promovimin e produkteve të tyre në një ndër panairet më të mëdhenj në sektorin e industrisë së drurit dhe ndërtimit, “Swiss Bau 2024”, që u mbajt në Bazel të Zvicrës nga data 16 deri 19 janar 2024.

Gjatë këtyre ditëve të prezantimit, 27 kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova, nga të cilat 12 me mbështetje nga MINT/KIESA janë vizituar nga shumë vizitorë, duke përfshirë blerës potencial dhe kontakte të reja nga të cilat pritet të realizohen kontrata të reja bashkëpunimi me ndikim të drejtëpërdrejtë në rritjen e eksporteve.

Përfaqësues të KIESA-së, gjatë gjithë kohës kanë qendruar pranë bizneseve për lehtësimin e takimeve të tyre, duke i njoftuar njëkohësisht për zhvillimet në lidhje me klimën e investimeve dhe ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

KIESA përgëzon të gjitha kompanitë pjesëmarrëse për përfaqësimin e tyre shumë profesional në panairin “Swiss Bau 2024”.