Lajme

U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, z. Zef Dedaj, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv

Prishtinë, 28/01/2026

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), z. Zef Dedaj, priti sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

Gjatë takimit, z. Dedaj theksoi rolin e KIESA-s në promovimin e investimeve dhe mbështetjen e ndërmarrjeve, duke prezantuar njëkohësisht potencialin ekonomik të Kosovës dhe angazhimin për përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Po ashtu, ne takim u dakorduan që të shkëmbejnë komentet për draftin fillestar të Marrëveshjes Dypalëshe për Investime, me synim finalizimin e saj sa më parë përmes procesit të negociatave.

Pas takimit, z. Dedaj dhe znj. Ziv morën pjesë në një aktivitet të përbashkët të organizuar nga KIESA, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Kosovë, në kuadër të të cilit u zhvilluan takime B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre izraelite nga sektorë të ndryshëm, me synim krijimin e bashkëpunimeve konkrete dhe rritjen e eksporteve.