Lajme

Ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe U.d. e Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu kanë vizituar panairin e grave ndërmarrëse

Prishtinë, 04/08/2026

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila në shoqërim me të U.d. të Presidentes së Republikës, znj. Albulena Haxhiu kanë vizituar Panairin e Grave Ndërmarrësë, si dhe u kanë bërë vizitë të bizneseve e produkteve të tyre.

Në të dy vizitat, sipas ministres Kusari-Lila ishte kënaqësi të shohin produktet tradicionale, por edhe kreative të reja të grave dhe vajzave tona.

Ministrja bëri të ditur se së shpejti MINTI do të ofrojë platformë të veçantë të shitjes së produkteve vendore dhe atyre të grave e vajzave, krahas programeve tjera mbështetësve për bizneset prodhuese të vendit tonë.