Lajme

MTI/KIESA ndanë mirënjohje për Top Ndërmarrjet më konkurrente

Prishtinë, 20/12/2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizoi ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top Ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018.

Në këtë ceremoni, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se një gjë e tillë organizohet çdo vit, me qëllim që sado pak bizneseve t’iu japim përkrahje dhe moral për punën dhe angazhimin e tyre që e bëjnë në vendin tonë.

“Kjo është vetëm një simbolikë krahasuar më atë që meritoni si komunitet i biznesit. Shpërndarja e këtyre mirënjohjeve është kontribut i asaj që ju keni dhënë në mirëqenie tonë, punësim, teknologji, inovacione dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, tha ministri Shala.

Ministri ka treguar se në kuadër të MTI-së përmes njësisë se saj, Agjencisë KIESA zhvillohen edhe disa projekte tjera që përkrahin fuqizimin e prodhimit vendor.

Ndërsa Nol Buzhala, U.d i Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, prezantoi procesin e përzgjedhjes së Top NMVM-ve më konkurrente në Kosovë. 

“Procesi i përzgjedhjes së Top NMVM-së më konkurrente në Kosovë, është zhvilluar duke u bazuar në kriteret si: rritja e punësimit, eksportit, kontributeve tatimore si dhe veprimtaria ekonomike dhe struktura e pronësisë”, tha Buzhala.

Gazmend Mejzini nga Projekti CERP njoftoi të pranishmit rreth projektit si dhe skemës së certifikimit dhe këshillimit.

Nga ana e ministrit të MTI-së u ndanë mirënjohje për 21 ndërmarrjet në kategoritë Mikro, të Vogla dhe të Mesme nga regjioni i Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.

Top 21 ndërmarrjet më konkurrente të cilat u shpërblyen me mirënjohje nga MTI/KIESA janë:

REGJIONI I PRISHTINËS

Top Ndërmarrja Mikro

  • "GREATWOOD" L.L.C.

Top Ndërmarrja e Vogël

  • "EUROFRUTI" SH.P.K.

Top Ndërmarrja e Mesme

  • "PANPAN" SH.P.K.

REGJIONI I GJILANIT

Top Ndërmarrja Mikro

- "EKSIMOR GROUP" SH.P.K

Top Ndërmarrja e Vogël

- "INTERPLAST" SH.P.K.

Top Ndërmarrja e Mesme

- “NEWCO INTEGJ” L.L.C;.

REGJIONI I FERIZAJT

Top Ndërmarrja Mikro

  • “VE-TRO-ISOL AG" SH.P.K.

Top Ndërmarrja e Vogël

  • “FERPLAST" N.P.T. 

Top Ndërmarrja e Mesme

  • “NEWCO MINEX" L.LC

REGJIONI I PRIZRENIT

Top Ndërmarrja Mikro

  • N.T. “FIRST POINT”.

Top Ndërmarrja e Vogël

  • "KOSHI GROUP" L.L.C.

Top Ndërmarrja e Mesme

  • "AGROKOSOVA HOLDING" SH.P.K.

REGJIONI I GJAKOVËS

Top Ndërmarrja Mikro

  • "Mww MODERNA WORK WEAR " Biznes Individual

Top Ndërmarrja e Vogël

  • "CREATIVE" SH.P.K.

Top Ndërmarrja e Mesme

  • "INTERTEX" SH.P.K.

REGJIONI I PEJËS

Top Ndërmarrja Mikro

  • "KORABI GROUP" SH.P.K.

Top Ndërmarrja e Vogël

  • "AGRO -BUTRINTI" SH.P.K.

Top Ndërmarrja e Mesme

  • "ARTA-TEX" N.P.T. 

REGJIONI I MITROVICËS

Top Ndërmarrja Mikro

  • "KASIM BAJRAKTARI"  B.I

Top Ndërmarrja e Vogël

  • "BUNJAMIN" N.T.P.

Top Ndërmarrja e Mesme

  • PESTOVA" SH.P.K.