Lajme

Forum i Biznesit - Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznań

Poznan, Poloni, 04/07/2019

MTI/KIESA fton bizneset vendëse që t’i bashkangjiten delegacionit zyrtar për të marrë pjesë në Forumin e Biznesit, i cili do të mbahet më 4 korrik, si pjesë e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznań.

Bizneset ftohen që ta shfrytëzojnë rastin që brenda hapësirave të siguruara nga KIESA për takimet B2B, G2B të lidhen me kompanitë nga Evropa dhe regjioni.


Për disa ditë, Poznań do të bëhet qendra e eventeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit. Aty do të mirëpriten delegacione qeveritare, përfaqësues të organizatave civile dhe sipërmarrës nga 16 vende si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Italia dhe Britania e Madhe.


Ideja e Samitit është integrimi i Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimin Evropian nëpërmjet sinergjive të botës së politikës, shoqërisë civile dhe biznesit.
Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë së bashku me Ministrinë e Sipërmarrjes dhe Teknologjisë janë përgjegjëse për organizimin e komponentit të biznesit të samitit të këtij viti.
Forumi i Biznesit i këtij viti do të mbahet nën moton “Growing Together”, e cila thekson se vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë dhe zhvillimi i ekuilibruar në Evropë do t’u sigurojë mirëqenien shoqërive tona.


Në kuadër të Forumit do të zhvillohen sesione të shumta, prezantime të përfaqësuesve të biznesit nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian në stendat ekspozuese, si dhe bisedimet B2B.


Bizneset do të kenë mundësinë unike për të paraqitur ofertën e tyre, për të ndarë “know-how” të tyre dhe për të prezantuar sukseset e tyre. Veçanërisht është e rëndësishme që kjo ngjarje të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike mes rajoneve.
Forumi i Biznesit është një propozim polak për të lidhur marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim midis përfaqësuesve të biznesit në rajon. Theksi kryesor në bisedimet e biznesit gjatë Forumit do të jetë i vendosur në sektorët e mëposhtëm: energjetik, dixhital, ushqimor dhe agroteknik.


Megjithatë, eventi është i hapur për përfaqësuesit e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Ne duam që të gjithë të kenë mundësi të barabarta për t'u prezantuar dhe për të takuar partnerë të mundshëm.


Këtu mund t’i gjeni disa informacioni në gjuhen angleze në lidhje me Samitin dhe Biznis Forumin: https://www.paih.gov.pl/20190407/western_balkans_summit


Bizneset luten që të regjistrohen për pjesëmarrje në këtë link: http://www3.paiz.gov.pl/Western_Balkans_Summit/