Panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”
Prishtinë,
17/07/2019
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin po marrin pjesë 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse.
Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi se bashku me përfaqësues të KIESA dhe Komunës se Gjilanit kanë bërë hapjen e këtij panairi, i cili është duke u mbajtur në qender të qytetit të Gjilanit dhe do të jetë i hapur nga data 17-19 korrik 2019.
KIESA përmes aktiviteteve të saja vjetore promovuese/përkrahëse, edhe me tutje do të vazhdojë të përkrah biznesin vendor.

