Lajme

Mbahet konferenca informuese me bizneset e rajonit të Gjakovës

Prishtinë, 30/10/2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, organizuan konferencën informuese me bizneset e rajonit të Gjakovës.

Kjo konferencë është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019”, ku të pranishëm ishin: përfaqësues nga insitucionet qendrore dhe lokale, ATK,  si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të kësaj ane.

Gjatë konferencës të pranishmit u informuan për nismat dhe shërbimet që ofrohen nga institucionet e Kosovës, të cilat kanë ndikim në zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë.

Kreshnik Thaqi U.d. i drejtorit të Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit Privat në KIESA, në fjalën e tij, prezantoi shërbimet dhe aktivitetet e KIESA-s në mbështetjen e ndërmarrësisë.

Ndërsa përfaqësuesi nga Komuna e Gjakovës foli për aktivitetet e komunës.

Në konferencë pati prezantime edhe nga përfaqësuesi i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN).

Po ashtu pati edhe diskutime ku nga ana e bizneseve pjesëmarrëse u parashtruan pyetje rreth çështjeve për të cilat ishin të interesuara.

Aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019” kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko - privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.