Lajme

KIESA mbajti konferencën informuese me bizneset e rajonit të Prizrenit

Prishtinë, 07/11/2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2019”, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit mbajti konferencën informuese me bizneset e rajonit të Prizrenit.

Në këtë konferencë morën pjesë: përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, ATK,  si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të kësaj ane.

Gjatë kësaj ngjarje Nol Buzhala, U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, foli për shërbimet dhe përkrahjen e KIESA-s për ndërmarrjet. Ai përmendi aktivitetet e KIESA-s në mbështetjen e ndërmarrësisë të cilat janë realizuar gjatë vitit 2019 si; subvencionimi i ndërmarrjeve, krijimi i zonave ekonomike, organizimi i panaireve, forumeve etj.

Kurse Sevil Kazaz, drejtore për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomikë në Komunën e Prizrenit  prezantoi aktivitetet e komunës.

Në konferencë prezantoi edhe përfaqësuesja nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e cila foli lidhur me  shërbimet  dhe procedurat tatimore që ndërlidhen me zhvillimin e ndërmarrësisë si dhe përfaqësuesi i Agjencisë për Pronësi Industriale në Kosovë i cili njoftoi të pranishmit lidhur me rëndësinë dhe procedurat e regjistrimit të markës tregtare dhe dizajnit industrial.

Po ashtu u zhvillua edhe dialog me bizneset me ç’rast ata parashtruan pyetje rreth çështjeve që ndërlidhen me aktivitetet e tyre.

Aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019” kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko - privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.