Lajme

Mbahet sesioni informues në Mynih

Prishtinë, 15/11/2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mynih të Gjermanisë dhe në bashkëpunim me Bizneset e Diasporës Shqiptare në Gjermani, me 15 nëntor 2019 në Mynih të Gjermanisë organizuan Sesionin informues: “Klima e investimeve në Kosovë”.

Në këtë sesion informues, Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s z. Nol Buzhala njoftoj bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Gjermani rreth fushë veprimtarisë dhe shërbimeve të KIESA-s, njëherit i falënderoj për kontributin që japin këto biznese dhe i ftoj që të investojnë në Kosovë.

Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të  Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Dogana e Kosovës. Ndërsa z. Kreshnik Thaqi, Udhëheqës i Sektorit për Promovim të Investimeve, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë. 

Në këtë sesion informues morën pjese edhe 8 kompani të verërave të Kosovës, të cilat prezantuan produktet e tyre dhe ofruan gatishmëri për bashkëpunim me bizneset e diasporës.