Lajme

KIESA organizon konferencën informuese më bizneset e rajonit të Gjilanit

Prishtinë, 05/12/2019

Të martën më 03.12.2019 u mbajt konferenca informuese me bizneset e rajonit të Gjilanit. Konferenca u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, ATK, Dogana, KEDS si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Gjatë kësaj ngjarje  Kreshnik Thaqi, U.d i Drejtorit të Drejtoratit për  Zhvillim të Sektorit Privat në KIESA, foli për shërbimet dhe aktivitetet e KIESA-s në mbështetjen e ndërmarrësisë. Ndër tjera ai përmendi edhe rëndësinë e këtij takimi që për qëllim  ka zhvillimin e dialogut publiko privat.

Kurse Valbona Tahiri drejtore për Zhvillim Ekonomikë në Komunën e Gjilanit, foli për rëndësinë e këtij takimi dhe aktivitetet e komunës.

Në konferencë pati edhe prezantime nga përfaqësuesi i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Në fund të konferencës u zhvillua edhe dialog me bizneset ku nga ana e tyre u parashtruan pyetje rreth çështjeve që ndërlidhen me veprimtarinë e tyre.

Aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019” kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko - privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.