Lajme

MTI/KIESA thirrje publike për subvencionim të ndërmarrjeve të grave ndërmarrëse

Prishtinë, 21/09/2020

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me qëllim të fuqizimit të bizneseve me pronësi apo me bashkëpronësi (se paku 50%) të grave ndërmarrëse ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të NVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse.

Në kuadër të kësaj MTI/KIESA do të mbështes me subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet e tilla, nga 10 mijë deri në 30 mijë euro.

Detajet për aplikim i gjeni në uebfaqen e KIESA-s në linkun: http://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,473

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 02.10.2020 në orën 16:00.

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, është agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve, eksportit, mbështet zbatimin e politikave dhe programeve publike në fushën e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zhvillon politika lidhur me themelimin dhe zhvillimin e zonave ekonomike.