Lajme

Investitorë nga Izraeli të interesuar për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 09/02/2021

Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, z.Hajriz Koca, së bashku me stafin e agjencisë, sot priti në takim përfaqësues të një kompanie nga Izraeli, të cilët shprehën interesim rreth mundësive për të investuar në fushën e turizmit, teknologjisë informative dhe në hoteleri.

Gjatë takimit, përfaqësuesit u njoftuan me kushtet e favorshme për investime që ofron vendi ynë për investitorët potencial. Njëherësh, ata u njoftuan rreth sektorëve potencial për investime në Kosovë si dhe rreth shërbimeve që i ofron KIESA.

Përfaqësuesit e kompanisë izraelite me këtë rast prezantuan edhe planet e tyre  për të investuar në vendin tonë.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për mundësinë e prezantimit të kompanive kosovare në Izrael përmes aktiviteteve të KIESA-s.