Lajme

Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s priti në takim sekretarin e Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës

Prishtinë, 19/04/2021

Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Hajriz Koca, priti sot në takim njoftues sekretarin e Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Diamant Elshani.

Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet që realizojnë të dy institucionet si dhe për mundësinë e krijimit të bashkëpunimit të përbashkët.

Gjatë takimit, Koca e njoftoi sekretarin e Bordit të OAK-së me aktivitetet kryesore të KIESA-s përkitazi me promovimin e investimeve, eksportit, turizmit, përkrahjen e ndërmarrjeve dhe zhvillimin e zonave ekonomike, si dhe shprehu gatishmëri për krijimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Ndërsa Diamant Elshani, sekretar i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës prezantoi aktivitetet e Odës si dhe kërkojë që të zhvillohen kontakte më të shpeshta me KIESA-n sa i përket promovimit të ndërmarrjeve në panaire ndërkombëtare.

Të dy palët shprehen gatishmërinë e tyre për të krijuar bashkëpunim si dhe organizim të aktiviteteve të përbashkëta.