Lajme

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes KIESA-s dhe BCC-së

Prishtinë, 18/11/2021

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Hajriz Koca, bashkë me Jehona Lluka, drejtore ekzekutive e Këshillit të Konsulentëve të Biznesit (BCC), sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të menaxhimit efikas, transparent dhe të qëndrueshëm të Shërbimit themelues “Biznesi Im”.

Kjo marrëveshje përfshinë përditësimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e Shërbimit themelues “Biznesi im”.

Ndër tjera, në kuadër të kësaj marrëveshje të dyja palët do të bashkëpunojnë për promovimin, organizimin apo pjesëmarrjen në ngjarje promovuese për të informuar bizneset dhe ndërmarrësit potencial mbi “Biznesi im”, të organizojnë webinare të rregullta mbi temat që lidhen me themelimin, rritjen, zhvillimin e biznesit,  etj.

“Biznesi im” është zhvilluar me mbështetjen e Projektit “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare – ACCESS”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) bashkë financuar nga Qeveria e Kosovës dhe implementuar nga ACCESS.