Lajme

Vera nga Kosova vlerësohet me Medaljen e Artë “Double Gold” në panairin “ProWein 2022” në Gjermani

Prishtinë, 17/05/2022

Në panairin “ProWein 2022” që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, kompania e prodhimit të verës nga Kosova “Biopak”, me brendin “Muratti”, të varitetit Vranç - prodhim i vitit 2017, u vlerësua me Medaljen e Artë “Double Gold”.

Vlerësimi u bë nga organizata Ndërkombëtare e vlerësimit të verërave “Gilbert&Galliard”.

Ky është një sukses i madh për kompaninë vendëse, pasi në këtë panair po marrin pjesë kompani që merren me prodhimin e pijeve alkoolike nga shumë shtete të botës.

Pjesëmarrjen e pesë kompanive nga Kosova në këtë panair e ka mbështetur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Panairi “ProWein” është hapur me 15 maj dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2022.