Takim bashkëpunues në mes KIESA-s dhe Agjencionit për Mbështetjen e Ndërmarrjeve nga Maqedonia e Veriut
Prishtinë,
01/08/2022
U.d i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj, ka pritur në takim kryetarin e Agjencionit për Mbështetjen e Ndërmarrjeve nga Maqedonia e Veriut, Hajrulla Misini.
Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet që realizojnë të dy institucionet si dhe për mundësinë e krijimit të bashkëpunimit në veçanti në fushën e ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Gjatë takimit, z. Dedaj e njoftoi z.Misini me aktivitetet kryesore të KIESA-s përkitazi me promovimin e investimeve, eksportit, turizmit, përkrahjen e ndërmarrjeve dhe zhvillimin e zonave ekonomike, si dhe shprehu gatishmëri për krijimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.