Lajme

Tetë kompani të IT-së nga Kosova në panairin “DMEXCO 2022” në Gjermani

Prishtinë, 21/09/2022

Kompanitë nga Kosova që merren me teknologji informative: UBT SH.P.K, SKINS AGENCY, GROWZILLAS, LINK PLUS IT, TACTICA, DIGITAL STATION, HALLAKATE SH.P.K dhe DUNE SOLUTIONS L.L.C, nga data 21 shtator janë duke promovuar produktet e tyre në panairin “DMEXCO 2022”, i cili po mbahet në Këln të Gjermanisë.

Hapësirën ekspozuese në këtë panair për kompanitë nga vendi ynë e ka siguruar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Shtandi i Kosovës që gjendet në Hall 07.1 me numër B-041, po frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë, të cilët po shprehin interesim për atë se çka ofrojnë kompanitë tona në fushën e IT-së.

DMEXCO është panairi me i madhi në Evropë që organizohet për sektorin e IT-së, në të cilin marrin pjesë kompanitë me të mëdha botërore si: Google, Yahoo, DHL etj.

Ky panair është një  mundësi e mirë që kompanitë tona të krijojnë kontakte me kompani të mëdha në këtë sektor.

Panairi “DMEXCO” është i hapur deri më 22 shtator 2022.

Agjencia për Investimeve dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është në mbështetje të vazhdueshme të kompanive vendëse për të promovuar produktet e tyre në panairet e ndryshme ndërkombëtare, me synimin që ato të jenë në trend me kompanitë ndërkombëtare si dhe t’i rrisin kapacitetet prodhuese dhe të gjejnë blerës edhe në shtetet e jashtme.