Tetë kompani nga Kosova promovojnë produktet në Poloni
Prishtinë,
18/11/2022
Tetë kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet e tyre në Panairin e ndërkombëtar të tregtisë së verës “ENOEXPO 2022”, i cili po mbahet në Krakow të Polonisë, nga data 16 nëntor.
Hapësira prej 98 m2, në të cilën kompanitë kosovare: Suhareka Verari, Bodrumi i Vjetër, Biopak, Kosova Wine, Muja, Flexograf, Bodrumi Familjar Sefa dhe Agro Vita, po i ekspozojnë produktet e tyre është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Shtandi i Kosovës që gjendet në Hall Dunaj, me nr. E37 po vizitohet nga pjesëmarrës të shumtë të cilët po njihen nga afër me verërat e kompanive tona.
Panairi “ENOEXPO 2022”, njihet si ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme e verës në Poloni.
Ky panair është i hapur deri më 18 nëntor 2022.


