Lajme

Kompanitë nga Kosova promovojnë produktet në Holandë

Prishtinë, 23/05/2023

Katër kompani nga Kosova: CAMEL, Hit-Flores, Fluidi Group L.L.C dhe Egi Group, janë duke i promovuar produktet e tyre në Panairin PLMA 2023 "World of Private Label", që po mbahet në Qendrën e Ekspozitës RAI në Amsterdam të Holandës, me 23 dhe 24.05.2023.

Hapësirën ekspozuese për paraqitjen e kompanive tona në këtë panair e ka siguruar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Në këtë panair ekspozohen ushqime të freskëta, të ngrira, të thata, pije, si dhe kategori jo-ushqimore, duke përfshirë kozmetikë, kopshtari, orendi shtëpiake etj.

Shtandi i Kosovës në këtë panair është me numër N48 dhe gjendet në Halle 7.

Në panair, po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencial dhe mundësive për investime në Kosovë.