Lajme

MINT/KIESA përfundon ndërtimin e reklamës në Parkun e Biznesit në Drenas

Prishtinë, 04/02/2025

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka përfunduar ndërtimin e reklamës promovuese dhe orientuese në Parkun e Biznesit në Drenas, ku bizneset janë renditur sipas periudhës së vendosjes në park – duke filluar nga ato që janë vendosur më herët e deri te ato që janë vendosur më vonë.

Kjo reklamë, e cila tashmë është në funksion, do të shërbejë për të orientuar bizneset dhe partnerët e bizneseve të vendosura në këtë park.

Vlera e investimit në këtë projekt është 39,461.90 euro, e financuar nga MINT/KIESA. Projekti është realizuar me qëllim që të lehtësojë qasjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit në këtë park biznesor të rëndësishëm në vend.