Lajme

Kosova pjesëmarrëse në takimin për lansimin e projektit “SME Policy Index 2026” në Paris

Prishtinë, 21/03/2025

Në Paris, më 21 mars 2025, u mbajt takimi për lansimin e projektit “SME Policy Index 2026” për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, i organizuar nga OECD.

Kjo ngjarje mblodhi pjesëmarrës të nivelit të lartë nga OECD dhe koordinatorët nacionalë, ku u prezantuan hapat e parë për realizimin e projektit.

Kosova u përfaqësua në këtë ngjarje nga koordinatori nacional, z. Zef Dedaj, U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin gjithashtu përfaqësues nga Zyra e zëvendëskryeministrit, drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, si dhe ekipi i KIESA-s nga fusha e NVM-ve.

KIESA si koordinator nacional theksoi përkushtimin dhe rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve në kuadër të 11 dimensioneve, si dhe arritjet e deritanishme.

Takimi i sotëm i paraprin përgatitjes së raportit mbi progresin e arritur që nga viti 2022 deri në vitin 2025, i cili pritet të publikohet nga OECD-ja në pranverën e vitit 2026.