Lajme

U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, z. Zef Dedaj, priti në takim ambasadorin jorezident të Letonisë në Kosovë, z. Vilmārs Heniņš

Prishtinë, 05/06/2025

U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), z. Zef Dedaj, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Letonisë në Kosovë, z. Vilmārs Heniņš.

Gjatë takimit, z. Dedaj e informoi ambasadorin Heniņš për aktivitetet kryesore të KIESA-s, përfshirë promovimin e investimeve dhe eksportit, mbështetjen për ndërmarrjet vendore, si dhe zhvillimin e zonave ekonomike në Kosovë. Ai gjithashtu prezantoi të arriturat dhe potencialin e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës, duke theksuar sektorët potencial për investime.

Palët diskutuan gjithashtu për mundësinë e organizimit të një aktiviteti të përbashkët me qëllim të rritjes së investimeve, rritjen e eksportit dhe zgjerimin e mundësive tregtare.

Në përfundim të takimit, të dy shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.