Lajme

KIESA priti në takim një delegacion nga Ambasada e Japonisë në Kosovë

Prishtinë, 30/07/2025

U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), z. Zef Dedaj, së bashku me stafin priti në takim përfaqësues nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, të udhëhequr nga z. Tanigaki Hiroyasu, i Ngarkuar me Punë.

Gjatë takimit, z. Dedaj prezantoi rolin dhe angazhimet e KIESA-s duke përfshirë promovimin e investimeve, eksportit dhe turizmit, përkrahjen e ndërmarrjeve, si dhe krijimin dhe funksionalizimin e parqeve industriale dhe teknologjike. Ai e informoi z. Hiroyasu lidhur me klimën e favorshme për të bërë biznes në Kosovë, përparësitë konkurruese që ofron vendi, reformat institucionale, si dhe zhvillimet ekonomike, duke veçuar sektorët me potencial për investime.

z. Hiroyasu shprehu interesim për të mësuar më shumë rreth sektorëve prioritarë për investime, si dhe për procedurat dhe lehtësitë që ofrohen për investitorët e huaj.

Në përmbyllje të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të iniciuar bashkëpunimin në aktivitete të përbashkëta ndërmjet kompanive kosovare dhe atyre japoneze, me qëllim të rritjes së investimeve nga Japonia në Kosovë.