News

SESION INFORMUES PËR SKEMAT E GRANTEVE

Prishtinë, 29/05/2026

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) se në kuadër të lansimit të skemave të granteve do të mbahet sesioni informues për bizneset e interesuara për aplikim.

Skemat që do të prezantohen:

  • Skema për subvencionim të bizneseve me pronësi të grave ndërmarrëse
  • Skema për makineri prodhuese dhe përpunuese
  • Skema për shërbimet e digjitalizimit
  • Skema për certifikim të produkteve

 

Data: 1 qershor 2026

Ora: 10:00

Vendi: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Amfiteatri 414, Universiteti i Prishtinës

Më shumë informata, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.

🔗  https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107

🔗 https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134

 

#Kosova #MINTI #KIESA #opportunity #export #businesstobusiness #investing #businessgrowth #business #development