Sektori i industrisë së përpunimit të ushqimit dhe pijeve

Sektori i ushqimit dhe pijeve është duke shënuar progres të konsiderueshëm në zhvillim dhe është duke e zgjeruar shtrirjen e vet në tregun vendor si dhe është duke  depërtuar në tregun e BE-së.

Përparim evident të sektorit të ushqimit shihet te industria përpunuese ushqimore (duke filluar nga prodhimi i lëndës së parë e deri te prodhimet finale), vlen të ceken prodhimet nga përpunimi i pemëve dhe perimeve, lëngjeve nga këto pemë, konditori,  pasterizimi dhe perimet e ngrira. Të gjitha këto prodhime kanë gjetur plasman në tregun vendor dhe janë duke ndikuar dukshëm në zëvendësim e importeve si dhe në rritje të BPV.

Për sa i përket bizneseve aktive, të dhënat nga ATK tregojnë që në vitin 2013, 816 kompani kanë qenë aktive në këtë sektor (Figura 2), nga të cilat 500+(61%) kanë vepruar në nën sektorin e prodhimit të bukës, brumërave të freskëta dhe ëmbëlsirave. Kompanitë që merren me përpunimin e drithërave dhe grurit zënë 20.1% të tregut, gjersa përpunimi i pemëve dhe perimeve përbën 15.4% të tregut. Kompanitë që janë aktive në përpunimin e produkteve të qumështit, akullores dhe çokollatës përbëjnë gati 6% të tregut, gjersa të tjerat janë të përfshira në nën sektorë të tjerë.

Figura 1: Ndarja e bizneseve sipas veprimtarisë kryesore

Sektori i përpunimit dhe paketimit të ushqimit kryesisht përbëhet nga ndërmarrjet

mikro me më pak se 9 punonjës (65%), vijuar nga kompanitë e vogla (që punësojnë

ndërmjet 10 dhe 49 punonjës) (24%), gjersa 10% të kompanive janë të mesme (të

cilat kanë ndërmjet 50 dhe 259 punonjës).

Figura 2: Ndarja e bizneseve sipas madhësisë