Sektori i industrisë së përpunimit të drurit dhe mobilierisë është një ndër sektorët në të cilin është investuar në teknologji dhe ngritje të kapaciteteve prodhuese si nga vetë kompanitë ashtu edhe nga institucionet donatore, duke marrë formën e një sektori te konsoliduar. Kompanitë nga ky sektorë përveç se janë duke mbuluar kërkesat e tregut vendorë, si dhe me produkte specifike janë duke depërtuar edhe në tregjet rajonale dhe tregun e BE-së. Më rëndësi është të theksohet se ky sektor-kompanitë e drurit kanë krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me kompanitë prestigjioze të vendeve të Be-së për dizajn të produkteve që tregon nivelin e arritshmërisë së kompanive vendore në konkurrencë me prodhimet e importuara nga ky sektorë.
Sipas ATK-së, në vitit 2013, nga gjithsej 21,615 bizneset e regjistruara në Kosovë, 565 kanë vepruar në sektorin e drurit. Përpunimi i drurit kryesisht dominohet nga bizneset mikro dhe të vogla.
Figura 1: Shpërndarja e bizneseve sipas madhësisë
Sipas bazës së të dhënave të ATK-së, 44% e bizneseve prodhojnë kuzhina, mobile
dhe produkte të tjera të drurit (35% prodhojnë kuzhina dhe mobile dhe 9% prodhojnë
produkte të tjera të drurit, Figura 4). Më shumë se 40% të kompanive të sektorit të
drurit prodhojnë materiale zdrukthëtarie për ndërtim dhe mobilieri, ndërsa që sharrat
dhe palosjet e drurit, si dhe impregnimi i drurit janë veprimtari më pak të pranishme
tek kompanitë e sektorit të drurit.
Figura 2: Shpërndarja e bizneseve sipas veprimtarisë kryesore